Opozita sulmon me gazlotsjellës, alivanosen dy deputete! Paralajmëron veprime më radikale (Foto / Video)

Lajme

Opozita sulmon me gazlotsjellës, alivanosen dy deputete! Paralajmëron veprime më radikale (Foto / Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:48

(I plotësuar) -Fyerjet dhe sharjet por edhe lotësjellësi nga i cili u alivanosen dy deputete, për opozitën është vetëm një aksion simbolik, pasi në të ardhmen do të ketë veprime edhe më të mëdha. Kurse, deputetët e pozitës thënë se kjo është dhunë ndaj deputetëve por se pozita do të vazhdojë me seanca.

Opozita po e arsyeton këtë bllokim si të domosdoshme në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Ata e duan tjetërsimin këtij nënshkrimi apo largimin e Isa Mustafës, ndërsa veprimet e sotme janë të pranueshme.

Haxhiu: Ne vetëm bëmë një akt simbolik

“Nëse, Isa Mustafa nuk e tërheq nënshkrimin nga marrëveshja për ‘Zajednicën’, atëherë le të shkoi ai bashkë me ‘Zajdnicën’..... ishte gaz lotsjellës. Në mesin e aksioneve që i kemi organizuar ne si opozitë, ka qenë edhe aksioni i sotëm, i pari ka qenë zbulimi i pikturave që i ka mbuluar Oliver Ivanoviqi në kohën që ishte deputet, dhe i dyti ishte aksioni simbolik me pipa dhe i treti ishte aksioni simbolik me gaz lotsjellës. ... as atëherë që Lëvizja Vetëvendosje i ka organizuar protestat paqësore, gjithnjë policia në bazë të urdhrave që i ka marrë nga pushteti ka gjuajtur gaz lotsjellës edhe në protesta paqësore. .... Në këtë drejtim ka qenë edhe aksioni simbolik i organizuar nga opozita dhe ne do të vazhdojmë me aksione simbolike për ta penguar ‘Zajednicën’. Nuk ka rrezik më të madh sesa instalimi i ‘Zajdenicës’ në Republikën e Kosovës”, tha Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

Një variant për të dalë nga kriza po e kërkon edhe Fatmir Limaj, i Nismës për Kosovën, por nuk po heq dorë nga heqja e nënshkrimit të “Zajednicës”. Limaj po kërkon që të ketë konsensus sepse me “Zajednicën” po dhunohet toka e Kosovës.

Limaj: Kosova po dhunohet prej “Zajednicës”

“Krejt kjo çka po ndodhë sot, është për faktin se këtë njerëz kanë dështuar në qeverisjen e vendit. Dhe me këto tema dëshirojnë që t’i fshehin të gjitha dështimet tjera që janë duke i ndodhur vendit tonë. Unë jam i shqetësuar me këto zhvillime, këtu kemi të bëjmë me diçka e cila përfundimisht e vendos fatin e këtij vendi 100, 200 ose përjetësisht fatin e Kosovës. Ne kemi thënë, kjo marrëveshje nuk shkon, ejani të ulemi e ta gjejmë zgjidhjen e cila nuk lejon ndarjen etnike të Kosovës dhe pushtetin e tretë në Kosovë. Sot, Kosova është duke u dhunuar, është duke u dhunuara e ardhmja e fëmijëve tanë. Toka e Kosovës është duke u dhunuar, dhe ne çka po bëjmë po bëjmë përpjekje të ulemi dhe të mos lëmë as një problem dhe telashe gjeneratave që na vijnë”, tha Limaj.

Përkundër asaj se opozita nuk do të tërhiqet dhe po paralajmërojnë se skena të tilla do të ketë edhe në seancat e radhës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u tregua më i ashpër.

Aksionet e sotme që sipas tij kanë qenë simbolike, tha se në të ardhmen do t’i ashpërsojnë.

Haradinaj: Kjo është shum ë pak

“Në rast se është demokraci “Zajednica”, në rast se është demokraci demarkacioni dhe sjellja e parlamentit që me krijuar ambient për me u zbatuar këto, kjo për ne është shumë pak çka ka ndodhur sot. Ne do të shkojmë edhe më tutje,.. këto të dyja janë demokraci, kjo është shumë pak. Nuk përputhet me atë çka kanë bërë këta. Pra, do ti mbërrijmë. Krejt çka të lypet do të veprohet”, tha Haradinaj.

Por kjo irritoi shumë deputetët e pozitës. Madje deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu – Kodra, u alivanosen nga tymi që u lëshua në sallë. Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës u frustua, e reagime të njëjta pati edhe kolegu i tij Muhamet Mustafa.

Adem Grabovci, tha se e mori me qetësi dhe se do t’i përballojnë të gjitha, madje edhe helmimin me tym. Krejt këto siç tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për hir të popullit, të institucioneve dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grabovci: Do ta zhbllokojmë punën e Kuvendit

“Përcaktimi jonë është i qartë. Ne kemi dëshmuar në vepër se jemi kundër dhunës, kemi në të mirën e qytetarëve me i shërbye qytetarit po qe nevoja edhe me pjesët e trupit tonë. Ne do të ecim përpara pa dyshim se do ta stabilizojmë situatën do të krijojmë kushte dhe do ta kthejmë normalitetin e parlamentit për të vazhduar më tutje. Pa dyshim këtë dhunë fatkeqësisht me keqardhje po e them e keni përjetuar edhe si media që ishit së bashku me ne aty. Përdorimin e këtyre helmeve e që në parlamente janë të pa lejueshme po ndodh fatkeqësisht. Ne bashkërisht me kryetarin do të zhbllokojmë punëdhe do ta kthejmë në normalitetin në kuvend”, tha Grabovci.

Ndërsa, Ismet Beqiri i po të njëjtës parti, veprimet e opozitës ia la në dorë qytetarëve të Kosovës, ata të cilët dikur sipas Beqirit do t’i ndëshkojnë me votë.

Beqiri: Kjo është dhunë ndaj deputetëve

“Veç mund të them se edhe në kushte të tilla duhet të shohim se kjo është një dhunë ndaj nesh dhe nëse thonë se kjo është demokratike, edhe një herë po e them se edhe unë jam i viteve të ’80 dhe ’81 dhe e kam provuar gazin lotsjellës, nuk ka asnjë problem le të vazhdojnë këta edhe ne do të vazhdojmë seanca dhe unë besoj që gradualisht kanë për t’u krijuar kushtet.......Por, shihet qartë se kjo është një dhunë, këto janë veprime absolutisht të dhunshme dhe nëse edhe këto veprime janë demokratike, atëherë ne nuk e dimë se çfarë është jodemokratike, çfarë është e dhunshme, çfarë është jo ligjore, sidoqoftë qytetarët le ta vlerësojnë këtë, dhe unë besoj që sa më shpejt që këta sa më shpejt të kthjellen n ga gazi lotsjellës do i kanë punët më mirë”, tha Beqiri.

Se deputetët e opozitës tejkaluan çdo kufi të sjelljes institucionale dhe demokratike, po e thotë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai fton opozitën që t’i japin fund veprimeve si ato që u panë sot në Kuvendin e Kosovës dhe të ulën për dialog.

Veseli thotë se qëllimi i kundërshtimit të opozitës nuk është vetëm për marrëveshjet në Bruksel por kjo tij ka prapavijë politike.

Veseli: Opozita me veprime politike

“Ka mungesë gatishmërie nga ana e kolegëve tanë opozitarë me bashkëbisedu. Është një situatë e cila më së pakti i duhet Republikës së Kosovës. Nuk do të jetë Kuvendi pjesë e Teatrit ose shkak e pretekst për të bartur asnjë element qoftë kënaqësie apo pakënaqësie e çfarëdo zhvillimi. Kuvendi do të jetë një vend ku njerëzit kane mundësi shpre hje. Ta thonë ‘për’ ose ‘kundër’. Por jo për të dalë në rrugë, sepse nuk do të ketë sigurim, e as luftë ndërmjet vete. Mos të integrohen nga disa pamje për arsye se ambienti në sallën e Kuvendit është i qetë. Ka një qëllim politik dhe donë me blloku seancën. Kjo nuk është mirë të bartet në familjet tona se dikush po kacafytet”, tha Veseli.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, deklaroi se kjo që ndodhi sot është një dhunë dhe as më pak e as më shumë se kaq.

“Është dhunë kjo që ndodhi sot. Me këto që ndodhen ishte e rrezikuar jeta e të gjithë deputetëtëve”, tha Shala.

****

Ramush Haradinaj ka folur rreth kaosit të ndodhur në Kuvend, ai ka thënë se si opozit do të përdorin çdo mjet për të ndalur Zajednicën, ndërsa i pyetur nga gazetarët se a përjashtohet armët, ai është përgjigjur “gjithçka”.

Deputetet e PDK-së Flora Brovina dhe Blerta Deliu janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që morën sot në Kuvend.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu është alivanosur si shkak i gazitlotsjellës që opozita ka hedhur në Kuvend.

Bota sot u sjellë disa pamje përmes disa fotografive.


Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka hedhur një substancë me gazlotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa Kuvendi kishte filluar punimet.
Tymi I krijuar ka ndërprerë seancën, pasi kishte një erë të rëndë të padurueshme, dhe deputetët kanë ikur jashtë.

Po ashtu një lloj lënde është hedhur edhe ndaj Xhavit Halitit, ndërsa nga deputetët tjerë është ndaluar Albin Kurti teksa deshi të hidhte gjësende ndaj deputetit të LDK-së Muhamet Mustafa.
Nuk dihet se çfarë substance saktësisht është hedhur por tymi ka shkaktuar kollitje tek disa deputetë.



Deputetët e opozita gjuan me ujë deputetët e pozitës

Tensionet në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë. Xhavit Haliti si kryesues është duke tentuar të vazhdojë seancën nën fishkëllimat e opozitës.

Me 63 vota për, deputetët e pozitës kanë miratuar projektligjin Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit me rrethinë.

***


Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të vazhdojë seancën e rregullt plenare për shkak të bojkotimit të saj nga partitë opozitare dhe "Lista serbe". Në këtë seancë plenare, ishin paraparë të shqyrtohen nëntë projektligje.

Deputetët e partive opozitare: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, edhe në tri seancat e kaluara plenare e kanë bojkotuar vijimin e punimeve. Ato insistojnë se pa tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të lejojnë vijimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Grabovci: Opozita ka prapavijë politike, po e destabilizojnë shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci, po i sheh veprimet e tri partive opozitare me prapavijë politike.

Ai, pas anulimit të mbledhjes së seancës së sotme ka thënë në një intervistë për RTK-në, se opozita është duke bllokuar Kuvendin e po kësaj, po bllokojnë familjet e tyre dhe shtetin e Kosovës.

“Ata nuk duan të shqyrtojnë se çka përmban marrëveshja se e kanë shuam të qartë se është një marrëveshje ndërkombëtare. Marrja e pushtetit pa i zgjedh mjetet. Qëllimi është me destabilizu vendin. Ne u themi atyre se janë duke bllokuar vetveten, familjet e tyre dhe shtetin e tyre”, tha Grabovci.

30 minuta pauzë

Ndërpritet seanca për 30 minuta, opozita premton se nuk do të lejo mbajtjen e saj
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ndërprerë seancën me një pauzë prej 30 minutave, pasi që deputetët e opozitës edhe këtë herë bllokuan foltoren e Kuvendit.
Por para ndërprerjes së seancës, ai ka ftuar mediat që të futen në sallë dhe të mbaj një fjalim.
Më tu futur mediat brenda kryetari Veseli filloi të prononcohet lidhur me bllokimin e seancës.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës filluan të fishkëllenin me pipsa, në mënyrë që të pamundësohej fjalimi i tij.
Por pavarësisht kësaj, Veseli u shpreh kritik ndaj partive opozitare. Ai tha se partitë opozitare nuk po kanë guxim të bllokojnë Qeverinë dhe po vinë ta bllokojnë punën e Kuvendit.
Por, ai tha pavarësisht bllokimit të seancës, Kuvendi nuk do të shërbej si pretekst për të eskaluar situata e cila mund të bartet jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Nga ana tjetër deputetët e partive opozitare thanë se do të bllokojnë seancën edhe pas pauzës.
Donika Kada Bujupi nga AAK, tha se nuk kjo qeveri i ka dy mundësi, ose të tërheq nënshkrimin ose të jap dorëheqje.
Ajo tha se Kosova pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, është në gjendje të jashtëzakonshme.
Edhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosja tha se nuk do të lejojmë mbajtjen e seancës.
Ai tha se atë që e ka bërë qeveria e Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Zajednicës, është tradhti kombëtare.

Veseli: S’do të lejojmë që në Kuvend të promovohet dhuna

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar mediat që të hyjnë në sallën ku mbahen seancat në një konferencë urgjente, ku tha se bllokimi nuk mund të vazhdojë kështu dhe le të dihet se askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se do të shkojnë me një pauzë prej gjysmë ore dhe seanca do të vazhdojë.

“Nuk do të lejojmë që në këtë kuvend të promovohet dhuna, nëse kanë guxim le të shkojnë te Qeveri, Pse vijnë këtu”, ka thënë ai.

Opozita disa herë tentoi të ai ndërprenë fjalimin Veselit me zhurmën e fillikaqave.

* * * *
​Opozita sërish ka bllokuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që mediat të futën në sallë te foltorja e Kuvendit për një konferencë të jashtëzakonshme.










Deputet kanë filluar hyrjen në sallë të Kuvendit

Kanë filluar të hyjnë brenda në seancë dhe t’i japin nënshkrimet e tyre deputetët e Kuvendit.
Kryesia e Kuvendit të martën ka caktuar pa prezencën e deputetëve opozitar që për sot të mbahet seanca.
Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokimin e seancës, deri sa kryeministri Mustafa nuk tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe atë për Demarkacion të Kufirit me Malin e Zi.
Mbetet të shihet se a do të mbahet seanca, pas paralajmërimit për bllokim nga ana e partive opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat