Ju tregojmë intervistën e Fan Nolit për gazetën serbe “Vreme”

Lajme

Ju tregojmë intervistën e Fan Nolit për gazetën serbe “Vreme”

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:35

Më poshtë ju sjellim intervistën e tij, 1924, dhënë për gazetën serbe Vreme.
Vreme: Si i shikoni marrëdhëniet mes dy vendeve?

Fan Noli: Nga ana jonë ne dëshirojmë marrëdhënie fqinjësie të mira me shtetin jugosllav se kemi nevojë për qetësi që të mbledhim tërë vëmendjen tonë në organizimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë. Sa për mua, unë nuk shikoj ndonjë arsye se pse të dyja vendet tona të mos rrojnë në miqësi. Si shtete fqinje, kemi interesa të përbashkëta.

Vreme: A e ndihmon Shqipëria “Komitetin e Kosovës”?
Fan Noli:
Lidhur me shqiptarët e Kosovës, qeveria mori masat që ata të qëndrojnë urtë dhe ju sigurojmë se kanë për të ndenjur urtë. Në qoftë se ju dëshironi që kosovarët të mos jenë shkak i grindjeve dhe urrejtjeve midis të dy shteteve, atëherë silluni mirë kundrejt popullatës shqiptare në Jugosllavi.
Mos u fokusoni te një manastir i vobekët si Shën Naumi dhe te një mal i thatë si Vermoshi

Vreme: Shqipëria dhe Jugosllavia ka probleme edhe me kufirin..
Fan Noli:
Ç’ështja e kufirit të 1913 helmon marrëdhëniet tona. S’ka lezet të zgjasë më tepër dhe duhet mbaruar njëherë e mirë, për të shmangur pengimet në marrëdhëniet tona të mira, çështja e Shën Naumit dhe Vermoshit që janë një objekt mosmarrëveshjes, kanë për tu përfunduar shpejt ose vonë, dhe pastaj mund të fillojë një kapitull i ri. Ne nuk jemi të kënaqur me kufirin absurd, që na dhanë Fuqitë e Mëdha, kemi humbur mjaft toka, dhe toka ku banojnë me shumicë shqiptare, të flasim vetëm për krahinën e Gjakovës, ju e dini që e morët atë vetëm sepse kishit manastirin e Deçanit, përkundër faktit që tërë popullsia atje është shqiptare, përveç 30 familjeve brenda në qytet, të tjera krahina të Kosovës që keni marrë kanë 85-95% popullsi shqiptare. Por ne ju bindëm kësaj, ndonëse dimë se jashtë Shqipërisë mbetën më tepër shqiptarë sesa ka brenda në kufijtë e saj. Aq më tepër ju që jeni 16 herë më të mëdhej se ne dhe 50 herë më të pasur, duhet të bindeni se Shën Naumi dhe Vermoshi të na mbeten neve, sipas vendimeve të Fuqive të Mëdha. Sipas mendimit tim, do të ishte absurde dhe për të qeshur, që Mbretëria e Jugosllavisë të jetë në konflikt me të voglën Shqipëri për një mal të thatë si Vermoshi dhe për një manastir të vobektë si Shën Naumi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat