Jablanoviq: Nuk kam marrë asnjë cent nga Haradinaj

Lajme

Jablanoviq: Nuk kam marrë asnjë cent nga Haradinaj

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:28

Kreu i Listës “Srpska”, Aleksandar Jablanoviq i ka deklaruar gazetës online të Beogradit, “Vecernje novosti”, sot se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ia ka dhënë 100 mijë euro atij.

“Akuza se kam marrë para nga Ramush Haradinaj, për të hyrë në qeveri më të, është një gënjeshtër e drejtuar në prishjen e imazhit tim dhe nuk ka të bëj me të vërtetën”, ka deklaruar ai.

Sipas kësaj gazete, kjo lojë del të jetë sajuar, siç është shprehur Jablanoviq “nga tanët, jo nga Prishtina”.

I pyetur se kush ia ka mveshur këtë akuzë, Jablanoviqi ka theksuar: “Këto thirrje nuk vijnë nga Ramush Haradinaj, por janë pasojë e tregimeve të sajuara të drejtuara kundër meje, që vijnë nga disa serbë nga Graçanica e Shtërpca” (Nuk i përmend emrat e tyre – v.j.).

Politikani nga Leposaviqi, të cilit ia kanë kthyer shpinën të vetët, gazetës “Novosti” i ka deklaruar se do t’i denoncojë gënjeshtarët.

“Do t’i padis të gjithë ata të cilët e kanë përhapur këtë gënjeshtër”, është shprehur Aleksandar Jablanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat