Acarohet situata, Serbia letër proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd

Lajme

Acarohet situata, Serbia letër proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 22:16

Sipas mediave serbe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, një notë proteste me rastin e incidentit të “rëndë” dhe “sulmin” mbi ekipin kombëtar serb në Tiranë.

Sipas tyre, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ka thirrur urgjentisht ambasadorin shqiptarë, Ilir Boçka duke ia dorëzua një notë proteste.

Në reagimin e kësaj note proteste sipas medieve serbe thuhet se përkundër faktit se ajo është një ndeshje me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për lëshimet serioze të shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshje futbolli. Më tej në të thuhet se Republika e Serbisë kërkon që ekipit serb të futbollit të ketë siguri të plotë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Po ashtu thuhet se, Serbia pret që autorët e këtij incidenti të zbulohen menjëherë dhe të dënohen në mënyrë adekuate./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat