Ja momenti kur qëllohet me gurë autobusi i Serbisë në Tiranë (Video)

Lajme

Ja momenti kur qëllohet me gurë autobusi i Serbisë në Tiranë (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:27

Autobusi me të cilin ekipi serb lëvizi nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotel “Sheraton”-it është qëlluar me gurë.

Lajmin e konfirmon Policia e Tiranës me një komunikatë zyrtare të lëshuar në mbrëmje.

“Nuk u konstatuan probleme gjatë shoqërimit të ekipit serb, ndërsa në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje. Dyshohet se mund të jetë gjuajtur me gurë nga një distancë e largët”, shpjegohet në deklaratë. Po punojmë për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe zbulimin e autorëve të këtij veprimi”, thuhet në deklaratë.

Autobusi që transportoi serbët u shoqërua nga 36 makina policie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat