Tensionohet situata, Serbia mund të mos luaj ndeshjen!

Lajme

Tensionohet situata, Serbia mund të mos luaj ndeshjen!

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:18

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq, ka deklaruar se autobusi që barte futbollistët serbë, është qëlluar me gurë, por për fatin e mirë sipas tij, askush nuk është lënduar.

Karaxhiq ka kërcënuar, se nëse një gjë e tillë ndodh edhe gjatë rrugës për në Elbasan, Përfaqësuesja e Serbisë nuk do të luaj ndeshjen.

“Për fat të mirë, askush nuk u plagos. Ata premtuan se diçka e tillë nuk do të ndodh përsëri, dhe nëse, Zoti na ruajt, ndodh përsëri rrugës për në Elbasan, ne nuk do të luajmë”, ka deklaruar Karaxhiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat