Gjuriq kërkon mbledhje urgjente të qeverisë për arrestimet në Brezovicë dhe UNESCO-n

Lajme

Gjuriq kërkon mbledhje urgjente të qeverisë për arrestimet në Brezovicë dhe UNESCO-n

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 20:36

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq do të kërkojë nga kryeministri mbajtjen e mbledhjes urgjente të Qeverisë me rastin e arrestimit të serbëve në Brezovicë dhe tentimit të Ksoovës që të anëtarësohet në UNESCO.

Gjuriq gazetarëve në Beograd ua ka konfirmuar lajmin se njësitë e policisë së Kosovës sot kanë arrestuar 15 serbë në Brezovicë.

“Sot në mëngjes, pak pas orës 10, njësi të armatosura deri në dhëmbë të policisë kosovare Rosu kanë hyrë në parkun nacional Sharri në Brezovicë dhe i kanë arrestuar të gjithë punëtorët që kanë qenë atje”, ka thënë Gjuriqi në konferencën e jashtëzakonshme për media.

Ai ka thënë se policët specialë kanë arrestuar 15 punëtorë me në krye drejtorin dhe se ata momentalisht gjenden në paraburgim në Ferizaj.

Sipas Gjuriqit, bëhet fjalë për sulm të vrazhdë kundër të drejtave themelore të serbëve të Kosovës, për shkelje të tërë asaj që deri tani është arritur si marrëveshje gjatë dialogut të Brukselit dhe provokim drejtuar kundër tërë Serbisë.

Shefi i Zyrës për Kosovën ka vlerësuar se ky aksion është i lidhur me tentimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO dhe se në vepër është përpjekja që Serbisë t’i imponohet pranimi i dhunshëm i pavarësisë së Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të kërkojë thirrjen e mbledhjes urgjente të Qeverisë.

“Serbia s’guxon të heshtë dhe s’do të heshtë para përpjekjeve që t’i rrëmbehet trashëgimia kulturore dhe para shkeljes së të drejtave themelore të popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Gjuriqi, duke se pakënaqësinë e Beogradit ua ka përcjellë edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat