“Kikirikat” janë shtatë të arrestuarit e sotëm në Pejë (Video)

Lajme

“Kikirikat” janë shtatë të arrestuarit e sotëm në Pejë (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 20:30

Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar shtatë të mitur për vjedhjen e disa baterive që kanë ndodhur në këtë qytet.
Sipas zëvendëskomandantit të Policisë, Teki Syla, deri tek arrestimi erdhi pas një hetimi disamujor.

Syla po ashtu ka thënë se këta të mitur i takonin grupit problematik të njohur si “kikirikat”, të cilët u sollën në stacion si të dyshuar për një 38 vjedhje.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe prokurorja e departamentit për të mitur Lirie Morina.

Por, sipas saj, paraburgim është kërkuar vetëm për njërin nga të ndalurit.

Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë të ditur për shkak të moshës jo madhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat