Malta ofron trajnime për diplomatët e Kosovës

Lajme

Malta ofron trajnime për diplomatët e Kosovës

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:40

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur sot në takim pune Helga Mizzi, Drejtoreshë e Përgjithshme pranë MPJ-së së Republikës së Maltës për çështje politike, çështje të Bashkimit Evropian dhe për maltezët që jetojnë jashtë vendit.

Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Mizzi ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Maltës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Zëvendësministri Selimi dhe drejtoresha Mizzi biseduan edhe për shkëmbimin e diplomatëve mes dy vendeve.

Malta ka ofruar trajnime për diplomatët e Kosovësnë akademinë diplomatike të këtij vendi, e cila është njëherësh ndër akademitë më prestigjioze në botë.

Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare e falënderoi drejtoreshën Mizzi për vizitën në Kosovë dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Maltës, me theks të posaçëm në procesin për anëtarësimin e shtetit kosovar në UNESCO.

Drejtoresha e Përgjithshme pranë MPJ-së malteze, Mizzi theksoi gjiuthashtu se Malta mbështet fuqishëm Kosovën drejt integrimeve euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat