Mbërrin nën masa të forta sigurie kombëtarja serbe, bllokohen rrugët në Tiranë (Video)

Lajme

Mbërrin nën masa të forta sigurie kombëtarja serbe, bllokohen rrugët në Tiranë (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:18

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë pasditen e së mërkurës. Nën masa të rrepta sigurie ekipi serb u drejtuan për në kryeqytetin shqiptar, aty ku do të kalojnë natën para se të nisën ditën e enjte drejt Elbasanit ku i presin djemtë e Kombëtares.

Policia e Kryeqytetit, ka ndërmarë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqiperi-Serbi, dhe ka kaluar në shërbim të përforcuar.

Të gjithë komisariatet në zonat që ata kanë në juridiksion, janë ngritur pika kontrolli dhe janë verifikuat të gjithë automjete për të cilat Policia ka pasur dyshime.

Trafiku ne rrugen Tirane-Durres pas mberritjes se kombetares serbe ne Rinas

Njoftohet te gjithe drejtuesit e mjeteve se gjatë pasdites do të ketë bllokime të disa akseve në kryeqytet.

Nga ora 16 e 45 deri në orën 19:00 do të bllokohen segmentet Rinas­-Qafe Kashar, pjesa autostradës Tiranë- ­Durrës (hyrje – dalje) edhe rruga dytësore.

Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

Garda dhe policia do të mbajnë nën kontroll rrugët ku do të kalojë autobusi “Kthesa e Kamzës”, “Zogu i Zi”, “Rruga e Durrësit”, sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Policia rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve si dhe i falënderon për bashkëpunimin e treguar në të tilla raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat