A do të tronditet Kosova!?

Lajme

A do të tronditet Kosova!?

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:12

Një numër i madh i projektligjeve janë paraparë të shqyrtohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes. Madje zyra për informim ka dërguar edhe paralajmërimin e mbajtjes së seancës, e cila do të filloj në orën dhjetë. Por, duket se as kësaj here projektligjet e parapara nuk do të shqyrtohen, pasi deputetët e opozitës do të vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe sikurse në tri herët e kaluara, nuk do ta lejojnë kreun e Kuvendit që të nis me mbajtjen e seancës.
Si duket opozita do të vazhdojë presionin dhe se ka ndërmend që të tërhiqet nga kërcënimet, pa u tërhequr Qeveria. Kërcënimi me tronditje mbetet në fuqi.

Vazhdon bllokada

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, bënë të ditur për “Bota sot”, se opozita do të vazhdoj ta bllokoj seancën e Kuvendit, për aq sa kryeministri Isa Mustafa, nuk i heqë nënshkrimet për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat