Sporti dhe politika, një lidhje e natyrshme drejtë formësimit të identiteteve

Lajme

Sporti dhe politika, një lidhje e natyrshme drejtë formësimit të identiteteve

Nga: Ridvan Emini Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:09

Disa zhvillime të kohëve të fundit, po konfirmojnë një lidhje të fuqishme ndërmjet sportit dhe politikës, sikurse të dy këto nocione po ushqejnë njëri tjetrin. A është kjo një dukuri që po ngjan vetëm tani? Apo kjo varshmëri reciproke është e destinuar për të qenë e tillë? Lidhur me këtë gazeta “Bota Sot”, zhvilloi një bisedë me Mentor Tahirin, politolog i cili në hulumtimet e tij, veç tjerash ka trajtuar edhe lidhjen mes sportit dhe politikës.

“Bota Sot”: Përse ekziston një ndërlidhje kaq e fuqishme ndërmjet politikës dhe sportit, gjë që po vërehet posaçërisht në Ballkan?

Mentor Tahiri: Sporti dhe politika, kanë tradicionalisht një ndërvarshmëri në mes tyre, kurse që në fillim duhet të thënë se kjo nuk i përket Ballkanit e as kohërave moderne. Vetë sporti ka nisur si një instrument i matjes së fuqive, dhe është mirë që është kështu ngase i mundëson shteteve që të përballen pa luftë. Vetë origjina e sportit është e tillë, e madje edhe fryma olimpike e mbështet këtë ngase në përplasjet e vazhdueshme që kishin poliset greke në të kaluarën, dikush i shpiku Lojërat Olimpike, jo vetëm që identitete të ndryshme të njihen mes tyre, por edhe që këto shtete të marrin frymë e ti ndalin së paku përkohësisht luftërat ndërmjet tyre. Kështu, në kohëra kur pushonin luftimet, fuqia e një shteti matej me suksesin sportiv, dhe ky nuk ishte thjeshtë një privilegj të cilin e bartte fituesi, por mbi të gjitha shteti të cilin ai e përfaqësonte. Kjo që po ndodh sot në Ballkan, e që nuk ka nisur vetëm me relacionet shqiptaro-serbe, nuk është një përjashtim. Nëse shikojmë historikun e sportit të Ballkanit, duke u nisur nga futbolli si sporti më i pranishëm, shohim se si kjo ndërlidhje ndërmjet sportit dhe politikës, madje ka qenë dikur më e fuqishme se sa sot. Komercializmi sado të ketë ndikuar në dëmtimin e ekuilibrave në sport, megjithatë ka krijuar disa identitete lokale me një tendencë që ti zhbënë relacionet ndërmjet një klubi dhe një kombi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat