Zemaj, Thaçi është shpresa e opozitës!

Lajme

Zemaj, Thaçi është shpresa e opozitës!

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:08

“Bota sot”: Z. Zemaj, si i komentoni ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, dhe cilat hapa duhet t`i ndërmarr pozita për zhbllokimin e situatës?

Armend Zemaj: Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë në Republikën e Kosovës kohëve të fundit është përballur me zhvillime të cilat shumë pak kanë të bëjnë me rolin përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës për shkak të bllokimit të punës së tij me arsye të kundërshtimit opozitar ndaj marrëveshjeve të fundit të nënshkruara në Bruksel. Bllokada si mjet demokratik nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve dhe po ashtu bëhet pengesë në zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit në përgjithësi. Partitë brenda kuvendit duhet ti nënshtrohen një debati të brendshëm në interes të përgjithshëm dhe të lejohet puna parlamentare në Kuvendin e Kosovës, si hap zhbllokues është vetëm debati dhe jo barrakadimi pro apo kundra.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat