Nuk e besoni: Ja çfarë kërkon Ballisti nga Policia

Lajme

Nuk e besoni: Ja çfarë kërkon Ballisti nga Policia

Nga: Gjergj Koja Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:15

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, i ka drejtuar një kërkesë autoriteteve që ti sigurojn një televizor për të parë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet në Elbasan Arena. Kjo kërkesë iu parashtrua drejtuesve të policisë së Tiranës nga avokati i Ballist Morinës.

Ky i fundit u arrestua mëngjesin e sotëm pas një kontrolli të ushtruar në automjetin me të cilin po lëvizte ku policia gjeti një armë pa leje. Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Blow në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte. Në makinë, efektivët blu gjetën edhe 36 bileta me emra te personalizuar për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi qe luhet me 8 tetor si dhe një megafon.

Lexo poashtu:

Arrestohet Ballisti kapet në flagrancë me armën zastava dhe 36 bileta (Foto)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat