Një muaj arrest shtëpiak për ish drejtorin e Spitalit të Gjilanit

Lajme

Një muaj arrest shtëpiak për ish drejtorin e Spitalit të Gjilanit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:23

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për ish drejtorin e Spitalit të Gjilanit Abudaltif Latifi.

Këtë masë të sigurisë gjykata ka vendosur edhe për dy të akuzuarit Enver Rexha, shef i barnatores qendrore në Spitalin e Gjilanit dhe Qani Azemi, shef i shërbimit teknik në këtë spital.

Ndërkaq gjykata ka vendosur që të dyshuarit , Isak Isaku dhe Avdulla Uruqi një muaj ndalesë që t’i afrohet vendit apo presionit të caktuar.

Të pandehurit në fjalë dyshohet se kanë shkatërruar produkte medicionale, në kundërshtimi me ligjin.

Këta zyrtarë duyshohen se pa leje të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë asgjësimin e barnave, në kushte të papërshatshme dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat