Arrestimi i 15 serbëve çon "peshë" Beogradin

Lajme

Arrestimi i 15 serbëve çon "peshë" Beogradin

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:41

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, pak më parë nga Brukseli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka njoftuar se njësiti special i Policisë së Kosovës “ROSU” ka arrestuar 15 serbë, punëtorë të Parkut Nacional “Sharri” në Brezovicë.

Gjuriq aksionin e Policisë së Kosovës e ka lidhur me synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatën për trashëgimi kulturore, UNESCO.

Ai ka paralajmëruar se për këtë arsye do ta thërrasë një mbledhje urgjente të qeverisë serbe për të kordinuar hapat e mëtutjeshëm, ndërsa aksionin e ka quajtur provokim dhe shkelje të Marrveshjes së Brukselit.

“Serbia nuk mund të rrij e qetë, dhe nuk do të rrij e qetë të shikoj se si zhvishet nga trashëgimia kulturore, si dhe ndaj shkeljes së të drejtave themelore të serbëve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat