Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes të cilët gjuajtën vezë ndaj kryeministrit

Lajme

Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes të cilët gjuajtën vezë ndaj kryeministrit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:53

Janë liruar aktivistët e Vetëvendosjes, Blerim Maqastena dhe Gramos Latifi, të cilët gjatë ditës së djeshme në Podujevë kanë gjuajtur vezë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Ata u arrestuan dje nga policia në momentin kur filluan të gjuanin vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, kur ky i fundit kishe marrë fjalën e rastit në shënim të ditës së Mjedrës në Podujevë.

Blerim Maqastena, aktivist i Vetëvendosjes, ka treguar për Llapi.info se aksioni ka qenë politik dhe qëllimi i tij ka qenë të shprehin pakënaqësin ndaj Zajednicës.

“Është aksion politik i organizuar nga disa aktivistë si kundërshtim i Zajednicës. Qëllimi ndoshta nuk ka qenë me e rrok, por më shumë me shpreh pakënaqësin tonë”, ka thënë Maqastena.

Ai ka treguar se gjykata për kundërvajtje ka shqiptuar një dënim prej 150 euro ndaj tij.

Ndërsa, për të pritur vendimin për dy aktivistët e VV-së, para gjykatës kishin dalur dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat