Plani sekret i BE për të përzënë 400 mijë emigrantë

Lajme

Plani sekret i BE për të përzënë 400 mijë emigrantë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:38

Që prej janarit nëpërmjet Mesdheut kanë mbërritur në Europë 557 mijë e 899 emigrantë, sipas të dhënave zyrtare të Frontex, agjencisë europiane për ruajtjen e kufijve.

400 mijë prej tyre u është refuzuar kërkesa e azilit pasi janë azilkërkues ekonomikë dhe jo refugjatë lufte.

Për këtë motiv në javët e ardhshme do të përzihen dhe riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Ky është plani i Bashkimit Europian që ende nuk është bërë publik.

Lajmin e ka publikuar britanikja Times.

Çfarë parashikon plani i Brukselit?

Në rast refuzimi nga emigrantët për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës Bashkimi Europian do të kërcënojë me ndërprerjen e dietave që u jep dhe do të bllokojë vizat me shtetet nga vijnë emigrantët.

Vendet me më shumë azilkërkues ekonomikë janë Nigeri dhe Eritrea, më pas vijnë vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë.

Marrëveshja e BE parashikon që ata që refuzojnë deportimin të marrin përjashtimin nga vendet e Shengenit për disa vjet.

Plani i BE do të ridiskutohet nesër, në 8 tetor në mbledhjen e ministrave të Brendshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat