​Ramushi i harron Bjeshkët e Rugovës, ngjitet në Sharr

Lajme

​Ramushi i harron Bjeshkët e Rugovës, ngjitet në Sharr

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:25

Duket se kryetari i AAK’së e ka harruar për pak demarkacionin midis Kosovës dhe Malit të Zi duke shkuar nga Rugova në Malet e Sharrit. Ramushi javë më parë është parë duke “mbrojtur” Bjeshkët e Nemuna në shoqëri me disa persona kurse këto ditë Malet e Sharrit janë vendi i pushimit për të.
Ramush Haradinja së bashku me Bekë Bytyqin dhe Abdyl Mushkolajn ka kaluar disa çaste të në Sharr. Bekë Bytyqi është anëtar i kryesisë së AAK’së ndërsa Abdyl Mushkolaj është kryetar i organizatave të dala nga lufta. Përveç këtyre janë edhe dy persona të tjerë.

Kryetari Haradinaj dhe partia e tij ishin ata të cilët e kishin kritikuar demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj e kishte quajtur Murah Mehën “peder”, Isa Mustafës i kishte thënë se ai e ndau Rugovën dhe e copëtoi Kosovën, dhe në fund partia e tij është bashkuar me peticion kundër Marrëveshjes për Demarkacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat