​Bandat kriminale moldave ruse u shitën materiale bërthamore xhihadistëve

Lajme

​Bandat kriminale moldave ruse u shitën materiale bërthamore xhihadistëve

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:14

Gjatë pesë viteve të fundit, FBI dhe autoritetet e Evropës Lindore kanë bllokuar katër tentativa të bandave kriminale moldave me lidhje të forta me Rusinë, duke u shitur materiale radioaktive xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

Rasti i fundit ishte në muajin shkurt, kur një trafikant ofroi një sasi të konsiderueshme ceziumi, e mjaftueshme për të helmuar disa qytete dhe po kërkonte konkretisht një blerës të Shtetit Islamik.

Sipas hetuesve, organizatat kriminale, disa prej te cilave të lidhura me agjensinë pasardhëse të KGB-së, kanë krijuar një treg të zi të fuqishëm të materialeve bërthamore në Moldavi.

Por prishja e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit e ka bërë shumë më të vështirë të kuptohet nëse trafikantët po kërkojnë rrugë të ndryshme për të shitur pjesë nga depoja e madhe e materialeve bërthamore ruse, ku një sasi e madhe e saj ka përfunduar në treg të zi.

Policia moldave, e cila ka hetuar të katër rastet, thotë se nuk ka përfunduar këtu dhe se priten të tjera afera të ngjashme.

Sipas zyrtarëve të lartë moldavë, sa kohë kriminelët mendojnë se mund të përfitojnë shumë para pa asnjë pasojë, atëherë rruga për ta mbetet e hapur.

Deri tani arrestimet janë bërë për persona sekondarë të grupeve kriminale, teksa kapobandat ose kanë arritur të largohen ose të marrin dënime të papërfillshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat