​Policia Shqiptare: Atentati ndaj Mimoza Kusari-Lila është duke u hetuar

Lajme

​Policia Shqiptare: Atentati ndaj Mimoza Kusari-Lila është duke u hetuar

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:03

Jo vetëm institucionet e Kosovës por edhe ato shqiptare kanë nisur një proces hetimi për rastin e një atentati të përfolur ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Të pyetur nga KosovaPress, burime zyrtare nga Policia e Shtetit në Shqipëri pohojnë se hetimi për rastin në fjalë po vijon nga pala shqiptare, por ende nuk është dal në rezultate konkrete.

Policia Shqiptare po zhvillon një hetim paralel në funksion të hetimit që po kryhet edhe në Kosovë.
“Çështja është duke u hetuar nga pala jonë, për momentin nuk mund të themi asgjë më shumë publikisht pasi çdo informacion përbën edhe sekret hetimor, por mund të konfirmojmë se hetimi po vijon nga strukturat hetimore shqiptare për atentatin ndaj kryetares së Komunës së Gjakovë Mimoza Kusari Lila”, thonë burime nga Policia e Shtetit.

Edhe më herët burime nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije se, informacioni paraprak mbi mundësinë e eliminimit të Kusari Lilës, i ka mbërritur si fillim Policisë Shqiptare, dhe menjëherë i është dërguar Policisë së Kosovës. Policia shqiptare nuk konfirmon se mbi kë kanë rënë dyshimet apo nëse është ndaluar kush dhe po merret në pyetje, por çdo detaj që policia jonë do të zbulojë mbi personat e përfshirë do t’i delegohen palës kosovare. Edhe nëse gjatë hetimit në Kosovë dalin elementë, të cilët përshijnë shtetas shqiptarë, ata menjëherë do të hetohen dhe do të shoqërohen për t’u marrë në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat