Krijimi i Gjykatës speciale ka filluar të jap rezultatet e para. Shumica e mediave e kaluan në heshtje, lirimin e Sabit Gecit, një prej figurave më të dyshuara për krim të organizuar për çka edhe është dënuar rëndë, por që nga 2 tetori është në liri.
Organizator i 3 %, shok i Ahmet Krasniqit dhe me reputacion.
Kem me ju vra krejtve, e vëllaun ta kam lyp te dyert e verdha me ta vra ku u shërue në Shipol,
“Në gjykatë i thashë Sabit GECIT se ti më ke kërcënuar me vrasje, se ti më ke thonë se do t’ju vrasim juve të LDK-së,?
Unë i thashë se ti ke thonë se e ke vra Ahmet Krasniqin, Enver Malokun. “Po u tregu i fortë në gjykatë, nuk e refuzoi, nuk tha që s’kom thonë”, thotë Imer Imeri, i mbijetuar i burgut në Kukës, ku për dy muaj e gjysmë ka qëndruar i burgosur, dhe ishte nxjerrë për pushkatim nga skuadrat e vrasjes së SHIK-ut.
Pra, Sabit Geci kishte bashkëvepruar me Xhemshit Krasniqin, por ky i fundit kishte arritur ti shmangej drejtësisë, dhe se kinse EULEX-i nuk po arrinte ta gjente, pavarësisht se kishte informacione se ku po rrinte në Prizren, edhe pse kishte informacione të qëllimshme të rrejshme se ai po jetonte në Shqipëri.
Pra, pesë vjet pas procesit gjyqësor në të cilin u dënua Geci, policia e EULEX-it ka arritur ta arrestojë Xhemshit Krasniqin.
Që nga ajo ditë Xhemshit Krasniqi i është shmangur misionit ndërkombëtarë të EULEX-it. Për Krasniqin ekziston dyshimi i bazuar se, ka kryer vepër penale krime lufte kundër popullsisë civile, që supozohet të jenë kryer në Qendrat e UÇK-së të vendosura në Kukës dhe Cahan (Shqipëri) gjatë prillit, majit dhe deri në mesin e qershorit të vitit 1999.
Organet e ndjekjes kanë dyshime të bazuara të cilat zbulojnë që Xhemshit Krasniqi si ushtar i UÇK-së, me cilësi menaxheriale dhe mbikëqyrëse në relacionin me të burgosurit të mbajtur në Kukës dhe Cahan. Njëri prej këtyre të burgosurve është këtu ishte Imer Imeri, i cili thotë se nga Krasniqi ishin nxjerrë për pushkatim.
I. M.