Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Lajme

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:59

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Në një komunikatë të Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës “i pandehuri S.M. gjatë periudhës kohore korrik 2013 deri janar 2014, me qëllim që t’i bashkëngjitet grupit terrorist ‘Al Nusra’, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri, ka udhëtuar në Turqi përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë – Stamboll”.

Rrjeti Al-Nusra njihet ndërkombëtarisht si organizatë terroriste, e ndërlidhur me Al-Qaedan,

Prej Stambollit, i dyshuari pretendohet të ketë udhëtuar me autobus deri në qytetin Hataj dhe me taksi të ketë kaluar ilegalisht kufirin sirian.

Në rrethinën e qytetit të Aleppos në Siri, prokuroria thotë se ai “është vendosur në një qendër stërvitore”. Pas mobilizimit në radhët e Al-Nusras, ai është plagosur dhe pas shërimit është kthyer në Kosovë, thuhet mes tjerash në komunikatën e prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat