Rrëfim prekës: U braktis nga nëna meqë u dhunua nga serbi

Lajme

Rrëfim prekës: U braktis nga nëna meqë u dhunua nga serbi

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:33

Alen Muhiq është një foshnjat e braktisura që kanë lindur nga gratë myslimane të dhunuara nga ushtarët serbë. Kur ishte 10 vjeç, rrëfimi i tij u bë film i shpërblyer.

Gjatë luftës në Bosnjë janë dhunuar mijëra gra. Nga kjo dhunë gratë myslimane kanë lindur fëmijë. Guardiani britanik ia kushton një artikull të gjatë luftës në Bosnjë dhe dhunës së serbëve ndaj grave myslimane, e po ashtu braktisjes së fëmijëve nga nënat biologjike.

Fat të tillë kishte Alen Muhiq. Ka lindur në një spital në Gorazhde në vitin 1993.

“Kur e kam dëgjuar të qajë”, ka treguar nëna e tij më vonë, “e kam lutur mjekun që ta sjellë tek unë. Kam dashur ta ngufas”.

Por, ajo nuk e mbyti djalin e vet. Në vend të kësaj e la në spital dhe doli nga jeta e tij përgjithmonë.

Punëtorëve shëndetësorë u është dhimbsur foshnja. Njëri nga ta, Muharrem Muhiq, shtëpiak në spital i cili kishte gruan dhe dy vajza, vendosi ta adoptojë djalin.

Dhjetë vitet e para të jetës, Alen Muhiq i jetoi pa ditur për detajet dhe identitetin e prindërve të tij. Ai besoi se është djali i Muharremit dhe bashkëshortes së tij Advijes dhe vëlla i vajzave të tij.

Një ditë të vitit 2003, Muhiq u përla në një lojë futbolli. Njëri nga kundërshtarët e tij i ka thënë “kopili çetnik”.

Në të njëjtën kohë, Muhiq u takua me një regjisor filmi të quajtur Shemshudin Gegiq. Takimi ishte një rastësi: ai ishte duke xhiruar në vendin e Muhiqit, ndërsa vetë iu ofrua ta bëjë një film nga jeta e tij.

Në vitin 2004, Gegiq filmin dokumentar e quajti “Djaloshi nga filmi i luftës”. Muhiq u bë djalosi i famshëm lokal, ndërsa pas përfundimit të filmit regjisori tregon se i ka thënë Alenit që të mbeten në kontakt dhe nëse ndonjëherë i duhet diçka ta kontaktojë.

“Më ka thirrur pas një viti. Më ka thënë: ‘Kam dyshime se je i vetmi që din për nënën dhe babanë tim biologjikë. Dua që të më ndihmosh t’i gjej”, tregon Gegiq.

Gegiq thotë se ai nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe pse ra dakord për ta ndihmuar.

“Pas atij filmi të parë të shkurtër, nëna e tij më ka thirrur nga SHBA. Një natë më pyet ta xhirojë edhe atë, të nesërmen më thërret dhe më kërcënon se do të më vrasë, do të më helmojë”.

Një pasojë tjetër e filmit të parë ishte se babai biologjik i Muhiqit, u detyrua t’i nënshtrohet një testi të ADN-së. Kur u vërtetësua atësia, u gjykua dhe u dënua për dhunim. Ai u dënua me pesë vjet e gjysmë burg. Ndërsa, pas 18 muajve, dy dëshmitarë të mbrojtur nga Foça, ku ka ndodhur krimi, kanë thënë se babai biologjik dhe nëna e tij kanë qenë të lidhur edhe para luftës.

Babai madje tha se donte ta njihte djalin e tij. Duke marrë parasysh këtë informacion, gjyqtari ka ulur dënimin deri në 18 muaj dhe ai u lirua menjëherë.

“Aleni është fëmijë me dy identitete”, thotë Gegiqi.

Kur Aleni ishte i vogël, fëmijët e thirrën Pero, që është emërtim serb.

“E shpall vetën boshnjak dhe mysliman, sepse ky është ambienti ku jam rritur”, thotë Muhiqi, i cili e ka ka takuar babanë e tij. Por, ky takim nuk është pjesë e filmit. Madje, babai në takim e kishte mohuar.

“Dëshiron të jetë viktimë, se të këqijat i janë bërë atij, e në fakt ai ka bërë krime. Ai është baba biologjik në letër. Kaq. Nuk mund ta quaj as person. Për atë që ka bërë do ta quaj bishë”, thotë Aleni, teksa shton se dëshiron ta takojë nënën. Ai madje e ka thirre nënën, por nuk ka mundur të flas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat