Arrestohet Ballisti kapet në flagrancë me armën zastava dhe 36 bileta (Foto)

Lajme

Arrestohet Ballisti kapet në flagrancë me armën zastava dhe 36 bileta (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:31

(I plotësuar) - Brigadat e Kuqe kanë dhënë ultimatum për lirimin e Ismail (Ballist) Morinës, si dhe kanë kërcënuar se serbëve do u bëhet pritja që meritojnë, si armiq tanë.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se është duke hetuar këto kërcënime që janë shpërndarë me email nëpër media të ndryshme.

Brigadat e Kuqe kanë kërkuar edhe lirimin e Morinës dhe shokëve të tij, duke thënë se u vjen keq për arrestimin e tij ndërsa kanë akuzuar për spiunim nga UDB-ja dhe qarqe antishqiptare.

Brigadat e Kuqe thonë se ky është një manipulim që do po bëjnë Edi Rama, Armando Duka, etj.

“Pavarësisht masave, ne do e tregojmë veten. Serbëve do iu bëhet pritja që meritojnë. Pritja e serbëve, siç e meritojnë armiqtë tanë. Do t’i tregojmë botës se jemi shqiptarë”, kanë shkruar në emailet e tyre Brigadat e Kuqe.

Ata kanë kërcënuar se nëse do të ndërhyhet, do të ketë gjakderdhje.

“Nëse ndërhyni mbi ne, do ketë gjakderdhje. Nuk na shkel njeri, jemi shqiptarë ja vdekje, ja liri!”, shkruajnë ata.

* * * * *

Ballist Morinës, tifozit më të famshëm shqiptar që u arrestua sot në Tiranë me dy armë iu gjetën edhe 36 bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”.

Por ku i gjeti Ballist Morina 36 bileta për ndeshjen, në një kohë kur për tifozët ka qenë një peripeci e vërtetë për të gjetur qoftë edhe një biletë. Çdonjëra kishte emrin e një personi, por nuk dihen ende emrat se për kë ishin caktuar.

Poliicia thote se te gjithe personat qe kishin emrin ne bilete do te shoqerohen dhe do te merren ne pyetje.

Nga verifikimi paraprak, biletat rezultojnë të rregullta, pasi fillimisht u hodhën dyshime se mund të ishin të falsifikuara. Sakaq, ato do verifikohen nga krimi ekonomik per elementet e sigurise

Është ende e paqartë se çfarë ka pasur në mendje për ndeshjen e kthimit në Shqipëri më Serbinë, pas ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit.

Ballisti u kap me dy alltia

Ismail Morina u kap me pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë si dhe gjatë kontrollit të makinës së tij i është gjetur një pistoletë tjetër TT me 30 fishekë.

Më datën 7 tetor efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje ku filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të:

“Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” në ngarkim të shtetasit Ismail Morina , lindur ne Kukës dhe banues në Tiranë. Si dhe për “Moskallëzimin e Krimit” në ngarkim të shtetasve : Erion Bahushi , 22 vjeç lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Policia bën të ditur se këta shtetas janë ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e policisë në rrugen “Petro Nini Luarasi” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Ismail Morina, i është gjendur e fshehur në trup (xhep) një arme zjarri e tipit pistolete “Zastava “me gjashte fisheke.

Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targe AA 874 KY dhe gjendej në shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha.

Menjëherë është bëre shoqërimi tyre dhe i mjetit ne Komisariat dhe pas kryerjes se te gjitha veprimeve te para hetimore është bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Ismail Morina dhe arrestimi i shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha.

Arrestohet Ballist Morina. Morina është personi që ngriti dronin në Beograd dhe ekzistonin dyshimet që ai mund të bënte ndonjë tjetër provokim në ndeshjen e nesërme në Elbasan.
Një ditë para ndeshjes me Serbinë, Policia e Tiranës ka arrestuar Ballist Morinën, pasi i është gjetur një pistoletë në makinën tip “Lande Rover” që e drejtonte vetë.
Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë. Ata janë arrestuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Morinës i janë gjetur edhe30 bileta dhe disa broshura.
“Në rrugen “Petro Nini Luarasi”, efektivet e Komisariatit nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, i cili është arrestuar se bashku me 3 shtetas të tjerë, u konstatua një armë zjarri tip pistoletë të cilën e kishte pa leje përkatëse”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Pas arrestimit, ai ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat