Mediat serbe: Kërcënoi Vuçiçin, pranga Morinës

Lajme

Mediat serbe: Kërcënoi Vuçiçin, pranga Morinës

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:13

Mediat serbe kanë raportuar menjëherë lajmin për arrestimin e Ismail Morinës, njeriut që ngriti dronin në ndeshjen kundër Serbisë në Beograd.

Gazeta Kurir shkruan që në titull se arrestohet njeriu që kërcënoi Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë në tekst thuhet se “terroristi është kapur me armë pa leje”.

Kurir shkruan se Ballist Morina e kërcënoi kryeministrin serb në një video të postuar online, ku ai paralajmëronte se do ishte në stadium, edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit kishte deklaruar të kundërtën.

Në këtë video, Ballist Morina thotë se ka një surprizë për Vuçiç dhe i kujton incidentin në Srebrenicë, kur kryeministri serb u sulmua nga turma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat