Iu gjet armë në makinë/Në prag të ndeshjes me Serbinë, arrestohet Ballist Morina

Lajme

Iu gjet armë në makinë/Në prag të ndeshjes me Serbinë, arrestohet Ballist Morina

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:58

(I plotësuar) - Ismail Morina u kap me pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë si dhe gjatë kontrollit të makinës së tij i është gjetur një pistoletë tjetër TT me 30 fishekë.

Më datën 7 tetor efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje ku filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të:

“Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” në ngarkim të shtetasit Ismail Morina , lindur ne Kukës dhe banues në Tiranë. Si dhe për “Moskallëzimin e Krimit” në ngarkim të shtetasve : Erion Bahushi , 22 vjeç lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Policia bën të ditur se këta shtetas janë ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e policisë në rrugen “Petro Nini Luarasi” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Ismail Morina, i është gjendur e fshehur në trup (xhep) një arme zjarri e tipit pistolete “Zastava “me gjashte fisheke.

Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targe AA 874 KY dhe gjendej në shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha.

Menjëherë është bëre shoqërimi tyre dhe i mjetit ne Komisariat dhe pas kryerjes se te gjitha veprimeve te para hetimore është bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Ismail Morina dhe arrestimi i shtetasve Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha.

Arrestohet Ballist Morina. Morina është personi që ngriti dronin në Beograd dhe ekzistonin dyshimet që ai mund të bënte ndonjë tjetër provokim në ndeshjen e nesërme në Elbasan.
Një ditë para ndeshjes me Serbinë, Policia e Tiranës ka arrestuar Ballist Morinën, pasi i është gjetur një pistoletë në makinën tip “Lande Rover” që e drejtonte vetë.
Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë. Ata janë arrestuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Morinës i janë gjetur edhe30 bileta dhe disa broshura.
“Në rrugen “Petro Nini Luarasi”, efektivet e Komisariatit nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, i cili është arrestuar se bashku me 3 shtetas të tjerë, u konstatua një armë zjarri tip pistoletë të cilën e kishte pa leje përkatëse”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Pas arrestimit, ai ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat