Zeka: Ramushi ka bërë gjynahe, por po e ‘mbroj’

Lajme

Zeka: Ramushi ka bërë gjynahe, por po e ‘mbroj’

Nga: H.O. Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:42

Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka ka reguar edhe pas të thënave të djeshme për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Zeka tha se duhet ta mbroj Haradinajn nga serbët dhe mediat. Ai ka kritikuar mjaftë mediat që të vetmin burim kanë përdorur median serbe.

Ai ndjen keqardhje për pozitën ku jemi dhe aspak për Haradinajn dhe të tjerët e politikës.

Lexoni shkrimin e tij të plotë:

Goditja e Ramushit permes Blicit serb
Dje kam shkruar per abnormalitetin e shoqerise kosovare. Gazetaret ishin ftuar nga kryetari i Kuvendit te Kosoves, per ta "ndihmuar" ate, ne zgjidhjen e krizes politike qe e ka kapluar vendin. Ishin ftuar ata, te cilet, mbas klases politike, jane nihmaqaret me te medhenje te krejte kesaj krize dhe anarkie, qe e ka kapluar Kosoven.
Nihmaqar e kesaj sallamadie eshte edhe lideri i AAK se, Ramush Haradinaj.
Mirepo, thelbi i ketij shkrimi nuk eshte te flas per xhynahet e medha qe Ramushi i ka bere ne karrieren e tije politike, po ta mbroje ate. Nuk po e mbroje me ndonje antiplumb, po jam duke e mbrojtur nga bombat e dezinformacionit mediatik, qe po e godasin duke perdorur municionin serb te Blicit te Beogradit.
A lejohet nje sulm kaq barbar i mediave tona, ku te vetmin burim informacioni e kane nje medium serb?! A mendojne keto media qe dikush nga Beogradi, nje shtab i veqante, po mundohet te shkaktoj lufte qytetare, permes dezinformatave te tilla?! Lajmi si lajm, gjithmone eshte i rrejshem, perderisa ai nuk eshte vertetuar nga redaksia, e cila e boton lajmin. Ne rastin konkret, cdo redkasi kosovare, e cila e ka botuar kete lajme, perpos qe ka bere nje shkelje te rende te etikes gazetareske, ka bere edhe nje veper penale. Hajvanatit te quajtur gazetar, ata qe as nje liber nuk e kane lexuar ne jeten e tyre, duhet t u kujtohet se si nje portal ne vendet Baltike, eshte denuar me nje xhobe te madhe vetem per botimin e nje opinioni te nje lexuesi.
Ate dite kur Sali Berisha ne Tirane e hoqi nenin ku gazetaret munde te denohen per shpifje, ate dite ka vdekur gazetaria ne Shqiperi. Ate dite kur mutanat e shkokerdhanat debila, te quajtur gazetar te Kosoves, u ngriten per ta sjellur ne fuqi ligjin i cili garanton ruajtjen e burimeve te informatave, ate dite shenohet vdekja e gazetarise tek ne. Imagjinoni sikur Blici te shkruaj se filan botuesi i ketij portali, apo gazete, apo pronari i radios apo televizionit, eshte pedofil, dhe ky lajm te botohet, lind pyetja: Kush lyp qi nanen ne kete rast: Blici, apo ata qe e plasojne lajmin ketu tek ne?!
Mu personalisht me vjen keq per kodin gazetaresk se ku ka rene. Nuk me vjen keq aspak per Ramushin apo te tjeret e politikes. Sepse te gjithe sebashku kane kontribuar qe ne te cilet quhemi gazetare, te jemi kaqe te pandershem, kaq injorant, kaq bythelepires, kaq dezinformator te opinionit, me nje fjale, te jemi kaq pis milet i kesaj shoqerie.
E pastaj, Kadri Veseli, ose Ramush haradinaj, ose dikush tjeter, po pritka qe ne ta zgjidhim krizen?!!!

Krizen na e "zgjidh" Blici i Beogradit.../BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat