Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar (Video)

Lajme

Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:54

Kur vajza pati ditëlindjen më 2 prill, i bleva qëllimisht një arush dhuratë.

Kur ajo të ikte nga shtëpia te mami i saj, larg pranisë sime, doja që t’i kujtoja asaj se arushi jam unë dhe zemra është ajo.

Babi për të është si puna e arushit, që nuk do ta lëshojë nga dora zemrën”.

Prej më shumë se një muaji, ditët e Elyon Manes janë të zbrazëta.

Ato e kanë humbur rutinën e përditshme, kur merrte Sofiolën, të bijën 5-vjeçare nga kopshti, apo kur shkonin së bashku te lodrat.

Sot, ai nuk është i sigurt se ku ndodhet vajza e tij, të cilën ia besoi kundrejt një prokuroreje ish-gruas.

Ai i dha të drejtën Albanës, që të udhëtonte me Sofiolën drejt Turqisë dhe ta mbante deri në datën 10 shtator.

Madje i shoqëroi vetë, deri në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Por, 5-vjeçarja nuk është kthyer ende në shtëpinë e të atit.

Dyshimet janë të shumta, mes tyre edhe ai i largimit drejt Sirisë. Gjyshe Diana ka qenë kundër udhëtimit të mbesës, në një shtet të largët.

“Kjo pjesë më duket si e pabesueshme.

Nënë kam qenë vetë dhe nuk besoj se e ka çuar në Siri”, thotë gjyshja.

Olgera, halla e Sofiolës, nuk e harron dot takimin e fundit me Sofiolën.

“Mbaj mend momentin e fundit, kur e kam puthur në ballë. Ajo është shpirt i shpirtit tim”, tha halla e saj.

Mungesa e vogëlushes në shtëpi shkakton dhimbje.

“E ndiej mungesën e vajzës në shtëpi, sepse i jepte gjallëri shtëpisë. Hapnim televizorin, më përqafonte, dilnim bashkë. E kisha si një shoqe”, tha gjyshja.

“E çoja në kopësht, e shihja kur recitonte”, tha halla.

Të dyja kanë një mesazh për mamanë e 5-vjeçares.

“Vajzën do t’u kërkoja. Ta sjellë dhe kur të dojë ta marrë përsëri”, thotë gjyshja.

“Nuk mund t’i refuzojë nëna, të drejtën babait për ta parë. I bëj një mesazh. Që të mendohet një mijë herë për foshnjën e saj”, thotë kunata.

Rikthimi i Sofiolës në shtëpi do të ishte gjëja më e bukur që mund t’u ndodhte.

“Do ta përqafoja e do i thoja që e kam zemër e xhan”, thotë halla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat