Aplikacionet për Green Card që janë falas, dikush në Pejë po i plotëson me para

Lajme

Aplikacionet për Green Card që janë falas, dikush në Pejë po i plotëson me para

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:44

Deri në fund të muajit tetor, është i hapur aplikimi për të marrë pjesë në lotarinë për Green Card.

Përderisa ky aplikacion mund të plotësohet falas në internet, dikush në Pejë po kërkon nga 25 euro, për plotësimin e një aplikacioni.

Ai po fotografon dhe po hedhë të dhënat në profilet e klientëve në internet, në këmbim të parave.

Të pranishmit në “Shtëpi të Mallrave”, ku ai është duke e kryer këtë veprimtari, kanë thënë se vetëm ditën e sotme, janë paguar mbi 50 aplikacione.

Ndryshe, ky është linku ku mund të hyni për të plotësuar aplikacion, që ju futë në lojë, për të fituar “kartelën e gjelbër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat