Momenti i arrestimit të Xhemshit Krasniqit, i akuzuar për krime lufte (Video)

Lajme

Momenti i arrestimit të Xhemshit Krasniqit, i akuzuar për krime lufte (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:33

Xhemshit Krasniqi që është i akuzuar për krime lufte është arrestuar sot pasdite në Prizren nga misioni i EULEX-it.
Familjarët e Krasniqit kanë dërguar një video të momentit të arrestimit të tij për media duke thënë se policia ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Klan Kosova ka tentuar të kontatkojë me misionin e EULEX-it në Kosovë por nuk ka arritur të marrë një përgjigje.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se Policia e Kosovës nuk janë të përfshirë në këtë aksion ndërsa zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë për Klan Kosovën se nuk ka dijeni për këtë aksion pasi është zhvilluar nga EULEX-i.

Gjithashtu lidhur me këtë rast ka provuar të kontaktojë edhe me Prokurorinë e Kosovës por ata nuk ishin të qasshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat