Procesi “Romeo dhe Zhulieta”: Serbi kërcënohet pas lidhjes me vajzën shqiptare

Lajme

Procesi “Romeo dhe Zhulieta”: Serbi kërcënohet pas lidhjes me vajzën shqiptare

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:12

Mediat austriake flasin për një proces të ngjashëm si te drama shkespiriane, “Romeo dhe Zhulieta”, por që fatmirësisht nuk ka përfunduar si në dramë. Familja e shqiptares 17 vjeçare, sipas dëshmive gjyqësore, ka kërcënuar familjen e djalit 17 vjeçar serb që dashuronte vajzën e tyre. E gjithë kjo për të prishur lidhjen e tyre.

“Muslimanë kundër ortodoksëve”

Në 30 Maj 2015, babai i vajzës shqiptare thuhet të ketë thirrë babin e serbit 17 vjeçar, ku ka paralajmëruar se djali i tij “do ketë edhe 24 orë jetë dhe do vdes përpara syve të tij, nëse nuk largohet nga e bija”, ndërsa babai shqiptar në gjyq ka deklaruar paksa të kundërtën duke thënë, “i tregova prindit që të mos ngasë vajzën time se ajo është muslimane ndërsa ai ortodoks”. Po ashtu edhe motrat e vajzës së dashuruar kanë deklaruar se duan të ndalojnë lidhjen me serbin se ajo duhet të koncentrohet në provimet shtetërore dhe se i dashuri sipas informacioneve ka pirë drogë.

Djali serb ka akoma frikë

Pavarësisht vendimit të gjyqit që babai i Adelinës, vajzës së dashuruar, të mos i afrohet serbit adoleshent, ky i fundit përsëri shprehet i shqetësuar dhe i frikësuar se disa telefonata anonime kanë kërcënuar atë. Nuk bëhet e ditur lidhja momentale mes çiftit, por babai i shqiptares mund të dënohet me 5 vjet burg nëse keqtrajton të riun serb./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat