Haxhitë e Kosovës nuk e dinin për tragjedinë në Mekë (Video)

Lajme

Haxhitë e Kosovës nuk e dinin për tragjedinë në Mekë (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 21:22

Me kapelën e haxhiut u kthye në shtëpi. Por, 83 vjeçari Avdullah Fejza, tani po pendohet se në Mekë nuk shkoi më herët.

Por pavarësisht vështirësive që ia shkaktoi mosha, plakut nga Fushë Kosova, nuk i rastisi të jetë dëshmitar i tragjedisë që ndodhi në Mina, ku gjatë haxhit mbetën të vdekur rreth 750 pelegrinë. Bile për rastin, ky thotë se lajmin e mori nga Kosova.

Kështu rreth 800 haxhi që kishin udhëtuar në Mekë, nuk e kishin idenë çfarë u kishte ndodhur qindra pelegrinëve të tjerë.

Haxhi Burhani thotë se ngjarja ne Mekë ka ndodhur shkaku i pakujdesisë

Por pavarësisht se i shpëtuan tragjedisë, se disa haxhi nga Kosova janë ndarë të pakënaqur me tretmanin që ua ka ofruar Bashkësia Islame e Kosovës si organizatore e Haxhit.

Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë nga sekretari i kësaj bashkësie, Resul Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat