Edi Rama videoselfie me kombëtaren Të tregojmë imazhin e një Shqipërie europiane (Video)

Lajme

Edi Rama videoselfie me kombëtaren Të tregojmë imazhin e një Shqipërie europiane (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:55

(E plotësuar)- Kryeministri Rama përmes një video selfie me kombëtaren shqiptare të futbollit duket se ka përcjellë një mesazh sensibilizimi për të gjithë shqiptarët për ndeshjen e 8 tetorit me Serbinë.Në videon e shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook Rama shkruan se në shkallët e stadiumit duhet të tregojmë të gjithë imazhin e një Shqipërie Europiane.

"VideoSelfieLiveTV: Per Kombetaren Kuqezi ne rrugen drejt Europianit dhe per imazhin e nje Shqiperie Europiane ne shkallet e stadiumit"-shkruan kryeministri

Mbrëmjen e të enjtes do të luhet edhe ndeshja kaq e përfolur me Serbinë për të cilën janë krijuar mjaft polemika lidhur me sigurinë për shkak të situatës së pakëndëshme të Beograd një vit më parë.

Videoja e Zbardhur

Edi Rama: Jemi nga foleja kuq e zi ku dominon bindja se duhet një mbështetje e ashtëzakonshme por duhet edhe një dinjitet, maturi dhe europiianizëm në ndeshjen në “Elbasan Arena”

De Biasi: Ne jemi shqiptarë, ne jemi euriopianë

Sokol Cikalleshi: Ta këthejmë në festë ditën e 8 tetorit

Hamdi Salihi: Do mundohem,i të justifikojmë besimin dhe krenarinë që keni tregu për ne në fushëmn e
lojës, tregoheni edhe ju sic keni bërë në cdo ndeshje

Elseid Hysaj: Me dinjitet dhe qetësi në stadiumin dhe të gjithë do shkojmë në Euro 2016

Etrit Berisha: Do e bëjmë së bashku

Lorik Cana: i vetmi qëllim është Franca 2016

Shkëlzen Gashi:
Ne kemi një zemër kuqezi

Edi Rama: Zemra kuqezi duhet të rrahë fort në shkallët e stadiumit por mbi të gjitha duhet të fitojë kombëtarja dhe imazhi i Shqipërisë si një vend europian me një kombëtare që shkon drejt kampionatit europian./Gjergj Koja

Rama viziton ‘folenë e ujqve’, ky është mesazhi për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Edi Rama kërkon maturi për ndeshjen kundër Serbisë në ‘Elbasan Arena’.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar përzgjedhësin Gianni de Biasi dhe futbollistët e tjerë të Kombëtares, ku ka biseduar për ndeshjen kundër Serbisë.

Ai insistoi se në këtë ndeshje duhet të tregojmë maturi, dinjitet dhe evropianizim.

Dominon bindja se duhet një mbështetje e jashtëzakonshme dhe duhet dhe një dinjitet, maturi dhe evropianizim në ndeshjen e 8 tetorit kundër Serbisë”, tha Edi Rama.

Pas tij foli edhe përzgjedhësi, De Biasi dhe lojtarët tjerë shqiptarë, të cilët pritet të luajnë kundër Serbisë me 8 tetor në ‘Elbasan Arena’.

Në videon më poshtë mund të dëgjoni edhe deklaratat e futbollistëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat