Shkrimi në mediat serbe, ka ashpërsuar debatin mes Haradinajt e LDK-së

Lajme

Shkrimi në mediat serbe, ka ashpërsuar debatin mes Haradinajt e LDK-së

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:44

Pohimet e Haradinajt se shkrimi në mediat serbe është bërë nga klanet e Qeverisë së Kosovës me Beogradin zyrtar, duket se nuk e kanë pritur mirë partia e Isa Mustafës.
Pas kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media.
“Deklarimi i Ramush Haradinaj, i cili duke komentuar spekulimet e medieve serbe dhe arsyetuar dështimet e tij të vazhdueshme në sferën politike dhe zhgënjimin e qytetarëve përballë premtimeve të tij, ka vetëm një qëllim, njollosjen e udhëheqësve legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk përkon aspak me realitetin”
Në këtë komunikatë gjithashtu thuhet se opinioni publik është dëshmitari më i mirë se Ramush Haradinaj, në veçanti kohëve të fundit, ka manifestuar dhe po vazhdon të manifestojë sjellje joinstitucionale, duke besuar se kjo do t’i kontribuojë agjendës së tij për marrjen e pushtetit, pavarësisht dëmit evident që mund t’i bëhet proceseve në vend.
LDK ka ftuar të gjitha subjektet politike që të shmangen nga sjelljet dhe veprimet joinstitucionale të cilat dëmtojnë interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat