Pantera e zezë / Nexhmija: “Unë ngjaj me Nënë Terezën”

Lajme

Pantera e zezë / Nexhmija: “Unë ngjaj me Nënë Terezën”

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:39

Në një intervistë të saj për një television francez Nexhmije Hoxha e ka krahasuar veten e saj me Nënë Terezën. Gazetari francez, shkruan se pa treguar ndonjë keqardhje, ajo e krahason punën e sij me atë të Nënë Terezës. “Atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”, ka thënë bashkëshortja e Enver Hoxhës në një dokumentar për televizionin francez Planet + në ciklin e dokumentarëve “Gratë e Dikatorëve”. Bashkëshortja e diktatorit shqiptar, që për më shumë se 40 vite mbajtën Shqipërinë nën thundrën e komunizmit stalinist, duke folur për regjisorin Joel Soler thotë se nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë “Merimanga e zezë”. “Kjo grua e vogël dhe vjetër është e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për më shumë se dyzet vjet me spastrimet dhe internime masive”, shkruan televizioni Planet +. “Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart saj”, vazhdon televizioni francez, që pak ditë më parë ka transmetuar edhe dokumentarin për gruan e diktatorit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat