Arrestimet e para për krime lufte

Lajme

Arrestimet e para për krime lufte

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:22

Në një aksion të organizuar nga EULEX, sot në orët e pasdites në qytetin e Prizrenit, është arrestuar Xhemshit Krasniqi. Xhemshit Krasniqi ishte i akuzuar për krime lufte.

Krasniqi për shumë vite ishte në arrati. I njëjti do të duhej të ishte pjesë e procesit gjyqësor kundër Sabit Gecit.

Sabit Geci i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës duke kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile. Kjo kishte ndodhur në mes të muajit prill dhe qershor të vitit 1999, në një bazë ushtarake të UÇK-së në Kukës, Një gjë e tillë ishte bërë në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë edhe tanimë të arrestuarin nga ana e EULEX, Xhemshit Krasniqin.

Ajo qe mbetet të shihet është se a do të jetë ky arrestim nga ana e EULEX-it, arrestimi i parë pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale, dhe se ky rast a do të jetë i pari që do të trajtohet nga kjo gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat