Kush kë do ta përmbysë në batakun e krizës! Kush do të triumfojë!

Lajme

Kush kë do ta përmbysë në batakun e krizës! Kush do të triumfojë!

Nga: Arben Sylejmani Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:09

Ngërçi politik i krijuar në Kuvend tashmë po pranohet edhe nga partnerët e koalicionit se është shumë serioz. Mënyra se si të dilet nga kjo situatë ende nuk po gjendet. Ndoshta liderët po e ndjejnë nevojën më shumë se kurrë për t’iu drejtuar priftërinjve dodonas, kultit iliro-pellasg, të cilit i këndoi edhe Homeri!
Për të dëshmuar se opozita ruan agresivitetin ndaj pushtetit dhe kryeministrit Mustafa, ata të martën e sulmuan sërish me vezë në Podujevë, derisa ai po merrte pjesë në prezantimin e një mbështetje qeveritare dhe amerikane për bizneset e vogla.
Për shkak të kësaj krize për ta menduar një zgjidhje nga situata, pasi kryekuvendari Kadri Veseli të hënën kishte diskutuar me njerëz të shoqërisë civile, menjëherë më pas në Kuvend u takuan krerët e Kuvendit dhe të Qeverisë, por vetëm nga partitë e koalicionit.
Mësohet se në takim kanë marrë pjesë, Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Ismet Beqiri. Por, marrja e informatave shtesë nga ana e përfaqësuesve të LDK-së dhe PDK-së lidhur me këtë takim ka qenë e pamundur.

Opozita: Nuk pranojmë debat me pozitën

Por, a do t’ia dalin ta zgjidhin krizën Mustafa dhe Thaçi, cili do të tregohet mjeshtri që do të rrëmbejë meritat për triumfin ndaj krizës apo cili do të mund të përfundojë në batakun që mund të thellohet?!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat