Të hetohet Haradinaj-Jabllanoviç! 100 mijë euro shkelje ligji!

Lajme

Të hetohet Haradinaj-Jabllanoviç! 100 mijë euro shkelje ligji!

Nga: Mimozë Lakna Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar informacionin se ai ka financuar Listën Serbe me 100 mijë euro, për fushatën e zgjedhjeve të kaluara.

Mbrojtja e Haradinajt

Haradinaj, ka thënë se ky shkrim është i përgatitur nga Klani Mustafa me partnerët, që për qëllim kanë njollosjen e tij.
Publicisti Arbër Gashi, thotë se nëse informacionet e gazetës serbe janë të bazuara në fakte, atëherë qytetarët nuk mund të jenë të kënaqur me një sjellje të tillë të një subjekti politik siç pretendon të jetë AAK-ja.
“Shteti ynë, për fatin tonë të keq po dëshmohet dita më ditë si shtet i dështuar, ndërsa ne qytetarët si shoqëri e dëshpëruar dhe me perspektivë të zymtë zhvillimore. E gjithë kjo katrahurë kombëtare po ndodhë për shkak të jo seriozitetit dhe transparencës së mangët brenda partive politike, kulturë e cila i ka kapluar edhe institucionet vendore. Nëse informacionet e gazetës serbe janë të bazuara në fakte, atëherë ne si qytetarë nuk mund të jemi të kënaqur me një sjellje të tillë të një subjekti politik siç pretendon të jetë AAK-ja. Por, para se të gjykojmë, ne duhet t'i verifikojmë faktet. Mendoj se AAK-ja dhe lideri i saj Haradinaj duhet ta njoftojnë elektoratin vendor me realitetin”, vlerëson Gashi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat