Lufta speciale e mediave serbe për ta çuar Shqipërinë drejt “kapitullimit”

Lajme

Lufta speciale e mediave serbe për ta çuar Shqipërinë drejt “kapitullimit”

Nga: Ridvan Emini Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:05

Përballja futbollistike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë ka zgjuar në këmbë nacionalizmin serb. Ndonëse Serbia vetë i ka të humbura të gjitha gjasat për një kualifikim, duket se ndeshja me Shqipërinë, është marrë shumë seriozisht dhe konsiderohet si çështje e krenarisë kombëtare serbe, të cilën duhet”mbrojtur” në arenën e Elbasanit. Ndeshja me Shqipërinë i ka të gjitha atributet e një “lufte”, kurse edhe mjetet për zhvillimin e saj, janë speciale dhe të pranishme kudo për të ushqyer emocionet në Serbi.

Akuzat ndaj Lilës

Spekulimet mediatike në Beograd, kanë arritur efektin maksimal të elektrizimit të opinionit serb, duke përshkruar takimin e të enjtes në Elbasan gati si çdo gjë përveç si një ndeshje normale futbollistike. Sipas mediave serbe, shqiptarët paskan filluar provokime shumë ditë më parë, me ç‘rast ata përmendin rastet kur futbollisti shqiptar Andi Lila, lojtar i KF Janina, duke festuar shënimin e golit nga ana e tij kundër Olimpiakosit, ngriti siç e quajnë serbët flamurin e “Shqipërisë së madhe”, sipas tyre ky është një gjest i shprehur haptazi për të ngritur moralin e shqiptarëve para një ndeshjeje, që gjithnjë sipas serbëve, shqiptarët nuk mund ta fitojnë me një futboll normal, por vetëm duke sforcuar nacionalizmin dhe urrejtjen kundër serbëve. Madje mediat serbe falënderojnë klubin grek që siç thuhet kanë penalizuar futbollistin shqiptarë. Mediat serbe nuk harrojnë të kujtojnë se Andi Lila, ishte ai futbollist shqiptarë, i cili e rrëmbeu flamurin e “Autoktonisë” kur ai po gjendej në duart e futbollistëve serb.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat