Vdekja e pilotit gjatë fluturimit bëhet lajmi më i lexuar (Foto/Video)

Lajme

Vdekja e pilotit gjatë fluturimit bëhet lajmi më i lexuar (Foto/Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:51

Në shumë media të mëdha në botë, lajmi më i lexuar flet për vdekjen e një piloti gjatë fluturimit.

Kapiteni Michael Johnston, 57 vjeç, po drejtonte një avion të American Airlines që fluturonte nga Feniksi për në Boston, SHBA.

Linja ajrore tha se në bord ishin 147 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi, kur ai ndërroi jetë ndërsa ishte në detyrë.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes.

Piloti i dytë mori përsipër drejtimin e avionit dhe bëri një ulje emergjence në Sirakuzë.

Johnston ishte kapiten që prej vitit 1990.

Gruaja e tij i tha një televizioni se i shoqi i kishte thënë se mund të vdiste nga një atak kardiak.

Ai kishte bërë një operacion bajpasi të dyfishtë në vitin 2006.

Pilotët duhet të kalojnë provimet fizike çdo 12 muaj. Ndërsa për kapitenët që janë mbi 40 vjeç, çdo 6 muaj.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë rrezik për pasagjerët, për shkak se pilotët dhe ndihmësit e tyre janë në gjendje të fluturojnë njësoj.

Shtatë pilotë kanë vdekur gjatë fluturimeve në SHBA që prej vitit 1994.

Pasagjerët e fluturimit thanë se përjetuan një zbritje të shpejtë dhe disa turbulenca, përpara se të dëgjonin një anëtar të ekuipazhit të deklaronte se kapiteni nuk ishte mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat