Putini i ri? Presidenti çeçen orvatet me krokodil (Foto/Video)

Lajme

Putini i ri? Presidenti çeçen orvatet me krokodil (Foto/Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 15:52

Presidenti i Çeçenisë i cili njihet si adhurues i sporteve ekstreme ka postuar në internet një video të çuditshme, ku shihet duke u orvatur me një krokodil duke rivalizuar kështu idhullin e tij, presidentin rus Vladimir Putin.

Në profilin e tij në Instagram, Ramzan Kadyrov, ka postuar një numër të fotografive dhe videove të ndryshme, ku disa prej të cilave janë duke boksuar me kampionë të ndryshëm të boksit.

Por ajo çfarë bie më shumë në sy është një video e frikshme, ku 39-vjeçari shihet duke ‘luftuar’ me një krokodil nëpër lumë, i cili dukej se ishte i uritur pasi e priste me gojëhapur.

Presidenti çeçen dukej se nuk kishte frikë fare nga krokodili, edhe pse ende zyrtarisht nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krokodil të vërtetë. Por një gjë është e sigurt, që kjo video i ka dhuruar atij plotë 1.2 milionë ndjekës të cilët ishin të impresionuar me “burrërinë” e tij.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat