Nga e mërkura mot me erë, shi dhe temperatura më të ulëta

Lajme

Nga e mërkura mot me erë, shi dhe temperatura më të ulëta

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë javës, me atë që dy ditët e ardhshme do të jenë kryesisht me diell, ndërsa prej nesër pritet rënie e temperaturave, erëra dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Dy ditët e para do të shoqërohen me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 21-23 gradë Celsius.

Nga dita e mërkurë e tutje, do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të çrregullta dhe jostabil, i përcjellë me erëra dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat reshje do të jenë pak sa ma të theksuara në fundjavë.

Temperaturat do të shënojnë zbritje, kryesisht ato maksimalet, të cilat do të lëvizin nga 15-17 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet e lartë po thuaj gjatë gjithë javës me ndonjë luhatje minimale kah vlerat e normales. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat