ISIS kryqëzon 12-vjeçarin e krishterë dhe babanë e tij

Lajme

ISIS kryqëzon 12-vjeçarin e krishterë dhe babanë e tij

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:16

Bishat e Shtetit Islamik i prenë gishtat një djaloshi 12-vjeç përpara babait të tij predikues dhe më pas i kryqëzuan të dy.

Sipas Mirror, grupi terrorist po detyronte të krishterët në fshatrat siriane pranë Alepos që të konvertoheshin në myslimanë.

Djali 12-vjeçar ishte biri i një predikuesi sirian, që ka ngritur nëntë kisha në këtë zonë.

“Përpara babait të tij, ata i prenë gishtat dhe e rrahën barbarisht, duke i kërkuar të atit të kthehej në mysliman, nëse donte që të ndalonin torturat,” thotë Misioni për Ndihmën e Krishterë.

“Kur ai refuzoi, ISIS i torturoi të dy dhe i kryqëzuan”.

Tetë bamirës të tjerë, mes tyre edhe dy femra, u ekzekutuan po ashtu.

Femrat, një 29 dhe një 33 vjeç, u përdhunuan përpara një turme të mbledhur për të parë këtë skenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat