Ambasadorja gjermane: Ata që kërkojnë zgjedhje janë të papërgjegjshëm (Foto)

Lajme

Ambasadorja gjermane: Ata që kërkojnë zgjedhje janë të papërgjegjshëm (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:54

Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Angelika Viets ka reaguar ndaj thirrjeve për zgjedhje të parakohshme në vend duke thënë se kjo do të ishte një skenar i keq për Kosovën. Viets ka theksuar se në rast të zgjedhjeve Kosova do të harronte liberalizimin e vizave ndërkohë që ka theksuar se ata që kërkojnë zgjedhje po e bëjnë për shkak të ambicieve personale.
Opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e ka hedhur poshtë edhe Ambasadori i SHBA've Greg Delawie, i cili ka thënë se kosovarët do të votojnë më 2018.
Ja çfarë shkruan ambasadorja gjermane.
“Jam e brengosur për shkak të zërave të papërgjegjshëm që po thërrasin për zgjedhje të reja- edhe pse Kosova ka një qeveri funksionale me një shumicë të qartë në Parlament. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe bllokadës 6 muajshe ku Kosova në shumë aspekte shkoi shumë prapa, kjo do të ishte një skenar i keq për popullin e Kosovës. Politikanët janë përfaqësues të zgjedhur dhe duhet ta nxjerrin mirëqenien e popullit dhe vendin e tyre përpara interesave dhe ambicieve personale. Unë vetëm mund të them diçka: Me zgjedhje të reja të parakohshme Kosova mund të harrojë liberalizimin e vizave dhe vullnetin e donatorëve, investitorëve dhe të diasporës” ka thënë Ambasadorja në mesazhin e saj.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat