Vazhdon gjykimi kundër Ivanoviqit

Lajme

Vazhdon gjykimi kundër Ivanoviqit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:24

Gjykimi i liderit të IQ SDP, Oliver Ivanoviq dhe katër serbëve të tjerë do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ivanoviqi është në arrest shtëpiak që nga 21 shtatori kur e braktisi spitalin në Mitrovicë pas disa ditësh grevë urie.

Gjykim i pesë serbëve vazhdon me dëshmitë e mbrojtjes. Në procesin kundër Ivanoviqit kanë dëshmuar 55 dëshmitarë të cilët në të shumtën e rasteve kanë konfirmuar thëniet e aktakuzës kundër tij.

Ivanoviq akuzohet për veprën penale –krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000. Në akuzë janë përfshirë edhe koloneli i Policisë serbe Dragolub Delibashiq, babë e bir Ilia dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq të akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat