DailyMail: Shqipëria duhet të vizitohet me patjetër, nga bregdeti te gërmadhat antike(Foto)

Lajme

DailyMail: Shqipëria duhet të vizitohet me patjetër, nga bregdeti te gërmadhat antike(Foto)

Nga: Fitim Dika Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:56

“Kur Dielli fillon të perëndojë, shikoj në terrasën e një kalaje në majë të malit, sesi disa çifte vallëzojnë. Në anën tjetër të detit ndodhet ishulli i Korfuzit, veç më lejoni t’ju sqaroj se unë ndodhem në Shqipëri,” fillon artikullin e 3 Tetorit, një ndër tabloidet më të mëdha britanike, Dailymail.
Duke folur për 700.000 bunkerët e ndërtuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, artikulli vazhdon të shkruajë për dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën.
“Është e çuditshme kur vëren sesa ka ndryshuar Shqipëria 30 vitet e fundit, prej kur ndryshoi sistemi,” shkruan reporterja e Daily Mail, Diana Preston.
Udhëtimi i saj fillon me Sarandën, që për çudi e quan detin Jon si Adriatik, për të filluar më pas me qytetin e shekullit të 8 p.e.s të Butrintit dhe për të vijuar me Kalanë e Gjirokastrës dhe shtëpitë e saj karakteristike osmane, ku më pas rrjedhja e lumit na çon në Tepelenë te Kalaja e Ali Pashës.
Udhëtimi vazhdon për te Berati, që quhet “qyteti i mijërave dritare”, e njohur për kulturën e saj të vjetër me kala dhe shtëpi karakteristike. Aty ka shijuar midhjet shqiptare.
Gjatë kthimit në Tiranë, reporterja vëren se mund të vërehen akoma shenjat e komunizmit, por asnjëri s’do pendohej nëse do shikonte njëherë Shqipërinë./Bota sot







Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat