Vetëvendosje pranon se aktivstët e saj kanë hedhur vezë ndaj kryeministrit Mustafa

Lajme

Vetëvendosje pranon se aktivstët e saj kanë hedhur vezë ndaj kryeministrit Mustafa

Nga: Arben Sylejmani Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:44

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes një komenti në profilin e tij në Facebook, ka pranuiar se personat të cilët kanë hedhur vezë sot ndaj kryeministrit Mustafa në Podujevë, janë aktivistë të VV-së.

“ Isa Mustafa, para pak minutash është gjuajtur me vezë nga aktivistët tanë në Podujevë. Policia ka arrestuar dhunshëm dy aktivistë të Lëvizjes. Isa Mustafa po e mbronë me çdo kusht "Zajednicën" e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj "Zajednicës". Ne nuk do të lejojmë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë”, ka shkruar Krasnqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat