Tusk: 3 milionë migrantë mund të vijnë në BE

Lajme

Tusk: 3 milionë migrantë mund të vijnë në BE

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:30

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Turqia e ka paralajmëruar BE-në, se edhe miliona migrantë të tjerë mund të largohen nga lufta civile në Siri.

Tusk u ka thënë ligjvënësve të BE-së se bazuar në “vlerësimin e Turqisë, edhe tre milionë migrantë potencialë” do të mund të vijnë vetëm nga Aleppo dhe rrethinat tjera.

Ai ka shtuar se “sot miliona refugjatë dhe migrantë potencialë janë duke ëndërruar Evropën.”

Deklaratat e Tuskut, vijnë pas takimit të tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Bruksel.

Tusk ka paralajmëruar deputetët se “bota përreth nesh nuk ka për qëllim të na ndihmojë” dhe shtoi se vendet fqinje të BE-së “shohin me admirim trazirat tona.”

Rreth 250 mijë njerëz vlerësohet se kanë humbur jetën në konfliktin në Siri që nga viti 2011 dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat