Putin dërgon Spetsnaz-ët e frikshëm në Siri (Video)

Lajme

Putin dërgon Spetsnaz-ët e frikshëm në Siri (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:02

Rusia ka dërguar në Siri edhe trupat e saj speciale, për të mbështetur përpjekjet e presidentit sirian Bashar al-Assad në shtypjen e opozitës.

Njësiti i frikshëm, Spetsnaz ka mbërritur në Siri së bashku me një batalion tjetër special.

Qëllimi është që të luftojnë rebelët, përfshi edhe grupet e moderuara si Ushtria për Çlirimin e Sirisë.

Një burim ushtarak tha për Mirror: “Marinsat e Putinit janë aty për të ruajtur bazën ajrore që po përdorin për sulmet nga ajri”.

“Por trupat si Spetsnaz nuk janë aty për të ofruar siguri për objekte statike. Ata janë shumë agresivë dhe shumë të stërvitur”.

“Qëllimi i tyre është që të eliminojnë rebelët. Ata nuk janë aq të përgjegjshëm sa forcat speciale britanike apo amerikane. Ata fshijnë nga faqja e dheut këdo që kërcënon regjimin e Assad. Me çdo mjet”.

Putin vazhdon të pretendojë se qëllimi i tyre është që të luftojnë Shtetin Islamik, por SHBA dhe aleatët mendojnë se Moska po shënjestron armiqtë e Assad.

Ndërkohë Turqia ka thirrur për herë të dytë ambasadorin rus, pasi një tjetër avion dhunoi hapësirën e tyre ajrore.

Moska thotë se janë gabime në navigim.

Por NATO thotë se nuk janë gabime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat